Del “Live” në Facebook pasi vret gruan, 41-vjeçari i tmerron të gjithë

0

Me duar të gjakosura, një burrë sirian doli Live në Facebook menjëherë pas vrasjes së gruas së tij.
Abu Marwan, është një refugjat sirian që jeton në Gjermani, i cili e ka vrarë të shoqen të premten dhe rrëfeu të gjithë ngjarjen në një video të drejtpërdrejtë në Facebook

Ai pretendoi se ai vrau gruan e tij sepse “ajo donte të martohej me një tjetër person libanez”.

Abu Marëan, 41 vjeç, thuhet se vrau gruan e tij, 37 vjeçe, duke therrur të paktën pesë herë në qafë, përpara se të ikte me djalin e tij dymbëdhjetë vjeçar.

Ai pastaj u shfaq Facebook Live, së bashku me djalin e tij, për të justifikuar pse ai goditi për vdekje gruan e tij.

Prokurorët gjermanë në Karlsruhe lëshuan një urdhër arresti për të dyshuarin dhe e arrestuan atë pak pasi u arratis në vendin e ngjarjes, shkruan albeu.com

Në video, Abu Marëan tha se vepra e tij ishte “një mesazh për të gjitha gratë që i zemëruan burrat e tyre”, duke paralajmëruar se “kështu do të përfundoni.”

Ai gjithashtu u kërkoi shikuesve të shpërndajnë gjerësisht këtë video.

Krimi shënon incidentin më të fundit në një listë të gjatë të vrasjeve të tmerrshme të kapura në shërbimin Live streaming të Facebook.

Share.

About Author