Ditë e dhimbshme për Bujanocin: Ende pa u varrosur biri, vdes edhe babai

0

Sot në fshatin Breznicë përjetoi një ditë shumë të vështirë emocionale!

Ndonëse Breznica ka përjetuar shumë momente kritike të rasteve të ndryshme, por ky i sotshmi ishte krejt i veçantë dhe shumë i dhimbshëm.

Dje ndërroi jetë Amir Alimi, ndërsa sot, në orët e hershme të mëngjesit edhe babai i tij, baca Mejdi, i dhimbshëm është fakti se ende pa u bërë varrimi i të birit, vdes edhe baba i tij!

Që i bie se, brenda pak orësh vdesin djalë e babë, e sot Breznica varrosi babë e djalë në tokën e saj brenda një dite, gjë që rrallë ndodh dhe është shumë e dhimbshme.

Familja e bacës Mejdi gjithmonë njiheshin si familje e urtë, shoqëruese me të gjithë dhe të sjellshëm.

Më mundësitë e veta, gjithmonë kanë përkrahuar nismat dhe aksionet e Breznicës çka do që kan mund të kontribuojnë.

Nuk janë njohur në popull për punë të liga, por që e kan gëzuar respektin e të gjithëve.
Të dy rënkonin nga sëmundje të ndryshme, e që caktimi i Zotit paska qenë deri këtu.

Falenderim i jashtëzakonshëm gjithmonë për Breznicasit qofshin në vendlindje apo diasporë, por posaqërisht ju në diasporë, që gjithmonë e kani shtrirë dorën e ndihmës në çdo rast, por edhe kësaj familje u kan ndihmuar aq sa ka pas mundësi.

Në ceremoninë e varrimit morrën pjesë shumë familjarë, bashkëfshatarë, madje edhe nga mërgata që ishin ardhur enkas, shokë, miqë e hoxhallarë.

Respekt të vecantë për gjithë rininë dhe vendasit e Breznicës të cilët në këto kushte të vështira atmosferike shprehen gatishmëri të parezervë gjatë ceremonisë së varrimit.

I shprehim ngushëllimet më të sinqerta ndaj familjes Alimi dhe gjithë fshatarëve të Breznicës si dhe farefisit të tyre!

Zoti i pastë mëshiruar të dy!

Share.

About Author