E konfirmuar: Rikthehen “Tre gjermanët e trashë”, së shpejti nisin xhirimet e episodeve të reja

0
Loading...

Të gjithë e mbajnë mend serialin e famshëm komik “Tre gjermanët e trashë”.

Seriali i cili pasqyronte një hotel, ku ishin të akomoduar tre gjermanë në Kosovë të cilët krijonin situata komike, do të sjellë episode të reja pas 11 vitesh pauzë.

Ka qenë aktori dhe skenaristi i njohur Ard Islami, ai i cili ka publikuar së fundmi në InstaStory një fotografi, ku shfaq plan-programin për rikthimin e këtij serali.

I kontaktuar nga Telegrafi, Islami pohoi se lajmi është i vërtetë, dhe se shumë shpejt do të nisin xhirimet e episodeve të reja të “Tre gjermanëve të trashë”.

“Po, lajmi për rikthimin e ‘Tre gjermanëve të trashë’ është i vërtetë. Kemi nisur punën për realizimin dhe idenë, ndërsa pritet që pas disa javësh të nisin edhe xhirimet”, ka thënë Ard Islami për Telegrafin.

I pyetur nëse do të ketë ndryshime në kastin e aktorëve, ai e mohoi komplet një gjë të tillë, duke thënë se protagonistët e serialit, do të jenë të njëjtët.

“Unë në këtë serial vi vetëm si aktor, dhe jo skenarist. Dhe i gjithë kasti i aktorëve do të jetë i njëjti me atë të 11 viteve më parë. Pra, nuk do të ketë ndryshime”, përfundoi Ard Islami për Telegrafin.

Ky serial vite më parë ishte transmetuar në Kohavision, gjersa sipas burimeve, episodet e reja do të zënë vend në kanalin shtetëror, RTK. /Telegrafi/

Share.

About Author