Edhe një shqiptar në Gjykatën Kushtetuese në Maqedoni

0

Sot Naser Ajdari është zgjedhur gjykatës në Gjykatën Kushtetuese në Maqedoni duke marrë 62 vota pro.

Naser Ajdari qe është jurist i diplomuar dhe prokuror shtetëror dha edhe betimin e tij për detyrën e marrë. Në seancën e sotme të Komisionit për zgjedhje dhe emërime për kandidatët nuk ka pasur debat .

Kuorumin për votim e ka plotësuar deputeti i BESËS,Fadil Zendeli,ndersa deputetët e VMRO-DPMNE , nuk kanë marrë pjesë në seancë.

Naser Ajdari që është pjesë e strukturave të Bashkimit Demokratik për Integrim është i dyti shqiptar në Kushtetuese,nga nëntë anëtarë gjithsej sa ka ky institucion.

Share.

About Author