Edi Rama merr çmim në Shtëpinë e Bardhë (Video)

0

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku shihet teksa merr një çmim në Shtëpinë e Bardhë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku prej dy ditësh ndodhet për një vizitë.

Rama njofton se është vlerësuar me çmimin e Pluralizmit Kulturor për

brojtjen e kujtesës së Holokaustit, çmim që ai e ndan me të gjithë shqiptarët.

Kryeministri njofton se ky vlerësim i është dorëzuar nga i emëruari i presidentit amerikan Donald Trump.

“Një surprizë e posaçme ceremonia e marrjes sot, në Shtëpinë e Bardhë, të ÇMIMIT PER PLURALIZMIN KULTUROR, dorëzuar nga i emëruari Presidentit Trump në krye të Komisionit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Amerikane në Botë, Paul Packer.

Çmimi për angazhimin në ruajtjen e kujtesës së Holokaustit dhe mbrojtjen e të së vërtetës historike, një nder shumë i veçantë për mua, qeverinë tonë dhe pa diskutim Shqipërinë që rrezaton gjithnjë e kudo me shembullin e saj të mbrojtjes së popullit hebre gjatë orëve të zeza të Luftës së Dytë Botërore”, shkruan Rama në Facebook.

Share.

About Author