Këto fotografi të Adem Jasharit së bashku me Kadri Veselin e Hashim Thaçin, nuk i keni parë asnjëherë

0

Disa fotografi të rralla të ish-ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, janë duke qarkulluar në rrjetet sociale.

Në këto fotografi është Adem Jashari, Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi.

Kujtojmë që Adem Jashari është vra më 7 mars të vitit 1998 pas rrethimit që okupatorët serbë i bënë kullës së tij në Prekaz.

Ndërkaq “Epopeja e UÇK-së” shënohet çdo vit për ta nderuar luftën heroike të komandantit Adem Jashari, sakrificën e familjes Jashari dhe nderimin e dëshmorëve dhe të rënëve për liri.

Sulmit ofensiv me artileri të rëndë i mbijetuan djali i Rifat Jasharit, Bashkimi, dhe vajza e Hamëz Jasharit, Besarta, e cila përjetoi tmerrin derisa vriteshin anëtarët e familjes së saj.

Ndërkohë, në Prekaz, pranë kompleksit memorial sot është zbuluar mozaiku i komandantit legjendar Adem Jashari.

Share.

About Author