Ky deputet bashkë me disa persona i dalin në ndihmë banorëve të vërshuar nga lumi Sitnica [Foto]

0

Deputeti i Kuvendit nga radhët e grupit 6 +, Danush Ademi dhe njëherësh Kryetarë i PDAK-së së bashku me zv ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Besart Jasharin si dhe zv Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Resul Makreshin kanë vizituar banorët e Komunitetve në lagjen “2 korriku” në Komunën e Mitrovicës.

Të njëjtit shikuan mundësin që t’iu dalin në ndihmë këtyre banorëve, pasi që ishin të vërshuar nga uji i lumit Sitnica.

Pas vizitës, sëbashku me Kryetarin e Degës së PDAK-së, Bashkim Krasniqin ishin në Komunën e Mitrovicës tek Nënkryetari i kësaj komune, Faruk Mujka për të diskutuar rreth këtij problemi që kanë banorët në fjalë.

Numri dy i komunës potencoi se do t’iu dalim në ndihmë këtyre familjeve në çfarëdo aspekti që i kemi mundësit tona./Indeksonline/

Share.

About Author