Ky është dëshmori i parë që u vra në Betejën e Prekazit

0

Para se të nisej lufta në Prekaz, forcat serbe kishin kryer rrethimin.

Vendosën një unazë të hekurt përreth qytetit të Skënderajt për ta penguar ndihmën që mund t’i vinte Komandantit Legjendar dhe Familjes Jashari nga shokët e tij jashtë Prekazit. Rreziku i parë, forcave serbe do t’u vinte nga Llausha, fshat ky që në atë kohë numronte shumë pjestarë të UÇK-së.

Askush nuk e dinte planin serb për sulmin mbi Jasharajt. Ushtarët e UÇK-së nga Llausha po kryenin patrullat e përditshme përeth fshatit. Njëri prej atyre që me 5 mars kishte detyrën të kujdestaronte, ishte Miftar Rreci.

Ai bashkë me disa pjestarë të UÇK-së, po kryenin një kontrollë në malin që ndanë Llaushën dhe Skënderajn, kur u ndeshën me forcat serbe. Policia dhe ushtria serbe ishin ngritur shumë herët dhe kishin zënë pozicionet që deri me 5 mars i kontrollonte UÇK-ja.

Në atë rast pati një shkëmbim të shtënash ku edhe u plagos Miftar Rreci, i cili nga plagët dhe pamundësia e shërimit të tyre ndërroi një ditë më pas, shkruan Magazina.al Rënie e dëshmorit Miftar Rreci e ndodhur në një ditë me Jasharajt, nuk shënohet me ndonjë aktivitet megjithatë familja e tij dhe bashkëluftetarët e kujtojnë atë cdo 5 mars.

Share.

About Author