Manchester United fiton në sekondat e fundit kundër Crystal Palace

0

Man United mori pikët e plota kundër Crystal Palace në një natë për t’u kujtuar nga “Djajtë e Kuq”, që rikthyen gjithçka në favor teksa po humbisnin 2-0.

Manchester Unitedi e ka mposhtur 3-2 Crystal Palace, duke përmbysur gjithçka në këtë takim pasi deri në minutën e 55’ po humbnisin 2-0.

Rihapi sfidën Smalling në minutën e 55’, barazoi gjithçka Romelu Lukaku në minutën 76’ ndërsa tri pikët “Djajve të Kuq” ia siguroi Nemanja Matic duke shënuar një gol shumë të bukur dhe të fitores në minutën e 91’të.

Manchester United ka rrëmbyer vendin e dytë pas kësaj fitore dramatike me 62 pikë të grumbulluara, 16 më pak se lideri, Manchester City.

Share.

About Author