Media greke: Arrihet marrëveshja për emrin e Maqedonisë

0

Shkupi dhe Athina kanë arritur një marrëveshje mbi emrin e Maqedonisë, shtrirjen e përdorimit të emrit të vendit dhe akronimet, shkruan e përditshmja greke Kathimerini.

Sipas gazetës, negociatat u kthyen në një “enigmë të pazgjidhshme”, pavarësisht nga optimizmi fillestar i Athinës, thotë një korrespondent nga agjencia maqedonase e MIA-s nga Athina.

Sipas Kathimerini, qeveria greke tani duhet të përballet me partinë e opozitës Demokracia e Re, e cila dëshiron që Maqedonia të ndryshojë kushtetutën, edhe pse “Shkupi përjashtoi mundësinë e ndryshimeve në kushtetutë, që u shfaqën nga kryeministri maqedonas Zoran Zaev në intervistat”.

“Nëse ka përparim në negociata, është e mundur që Athina të propozojë një amendament të thjeshtë të Kushtetutës”, shkruan Kathimerini.

Sipas burimeve të gazetës, “është arritur një marrëveshje mbi emrin, qëllimin e përdorimit të tij dhe akronimet”.

Share.

About Author