Ministri i Jashtëm i Sllovakisë: Pa marrëveshje me Kosovën nuk ka BE për Serbinë

0
Loading...

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane i Sllovakisë, Ivan Korcok, ka thënë se për Serbinë nuk ka Bashkim Evropian pa i plotësuar dy kushte.

Për Ivan Korcok, kushti i parë për Serbinë është vullneti i fortë politik për reforma dhe i dyti, marrëveshje të detyrueshme me Kosovën.

“Nuk ka asnjë mënyrë tjetër”, ka thënë Korcok, përmes një postimi në Twitter.

“Për Serbinë anëtarësimi në Bashkimin Europian, sigurisht që është i mundshëm dhe mund të bëhet nën dy kushte thelbësore:

1) Vullneti i fortë politik për të zbatuar reformat e nevojshme; 2) Marrëveshja e detyrueshme ligjërisht në Kosovë. Nuk ka asnjë mënyrë tjetër pos kësaj”, ka thënë Korcok.

Ndryshe Sllovkia është një prej pesë shteteve që vazhdon të mos e njohë Kosovën si shtet të pavarur.

Share.

About Author