Plaku që “ta heq trurin”: 99-vjeçar që thyen rekorde noti (video)

0
Loading...

George Corones, australiani 99-vjeçar, ka thyer rekordin botëror në 50 metra stil i lirë pasi garoi në kategorinë 100 deri në 104 vjeç.

Ai e theu një rekord 4-vjeçar duke notuar 35 sekonda më shpejt.

“Ishte diçka fantastike për mua”, tha plaku që në prill mbush plot 100 vjeç.

Corones, në të ritë e tij ka qenë një notar i talentuar. Ai thotë se e ka nisur këtë sport që në vitet e Luftës së Dytë Botërore, duke patur vetëm një pauzë të shkurtër në vitet `70.

Ai tha se shkonte tre herë në javë në pishinë, e ditët e tjera edhe në palestër.

Share.

About Author