Polcia serbe në aksion, arreston 4 kosovarë

0
Loading...

Katër shqiptarë të Kosovës janë arrestuar në Serbi, nën dyshimin se kanë kryer vjedhje në territorin e komunës së Kurshumlisë.
Policia serbe ka njoftuar se të arrestuarit janë M.P. (28), A.H. (31), L.H. (56) e G.B. (28), të gjithë nga komuna e Podujevë. Atyre i është caktuar masa e paraburgimit 30 ditë, përcjellë GazetaMetro.net

Ata dyshohen se kanë hyrë në një firmë private dhe e kanë vjedhur kasafortën me një sasi parash.

Sipas policisë së Prokupljes, dyshohet se ata për një kohë të gjatë ‘vepronin’ në Serbinë qendrore, ku kanë kryer krime të ngjashme.

Share.

About Author