Sulmohet profesori që pranoi identitetin e tij shqiptar

0
Loading...

Sot në Shkup është sulmuar fizikisht themeluesi i Bashkësisë Fetare të Shqiptarëve Ortodoksë në Maqedoni, dr. Branko Sinadinovski.

Siç raportojnë mediat nga Shkupi, Branko Sinadinovski, është sulmuar sot në mesditë, para shtëpisë së tij në lagjen Aerodrom në Shkup. Alsat raporton se Sinadinoivski është goditur fizikisht nga dy persona të panjohur.

Rasti është paraqitur në polici, e cila po heton dinamikën dhe motivet e ngjarjeve.

Sinadinovski është profesor universitar dhe ai u bë i njohur vite më parë për opinionin, pas deklarimit të prejardhjes së tij etnike shqiptare dhe mbështetjes për krijimin e një Bashkësie Fetare të Shqiptarëve Ortodoksë në Maqedoni.

Sinadinovski është me prejardhje nga Beliçica e Rekës së Epërme nga rajoni i Mavrovës në Maqedoni.

Share.

About Author