Telekomi i Kosovës në bllokadë, rrezikohen pagat (Video)

0

Zyrtari ligjor i Ministrisë së Zhvillimit Eknomik (MZHE) ka marrë përsipër që mos të zbatojë as vendimin e Këshillit Ndërministror e as interpretimin ligjor të Zyrës së Kryeministrit, që të gjendet një zgjidhje e përkohshme me qëllim zhbllokimin e Telekomit të Kosovës.

Derisa Zyra e kryeministrit e konsideron të mjaftueshëm vendimin e Këshillit ndërministror, zyrtari ligjor i MZHE-së ka udhëtuar në Kanada, për çka e ka bllokuar Telekomin e Kosovës, duke e lënë pa drejtor funksional.

Bordi i pakompletuar i Telekomit të Kosovës e ka pamundësuar shpalljen e konkursit për drejtor.

Qeveria e Kosovës më 22 shkurt ia vazhdoi mandatin Agron Mustafës edhe për tre muaj.

Drejtori i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa tha se proceset në Telekomin e Kosovës janë bllokuara.

“Nuk e di pse nuk e zbaton vendimin MZHE-së”, tha Mustafa për RTK-në.

Ai bëri me dije se deri më sot nuk ka marrë ndonjë njoftim për vendimin e qeverisë.

Sipas tij, janë qindra e mijëra punë që bëhen në Telekomin e Kosovës.

TELEKOMI NË KRIZË

Bordi i pakompletuar i telekomit pamundëson shpalljen e konkursit për drejtor. MZHE nuk e zbaton vendimin e Qeverisë.

Posted by RTK on Monday, March 5, 2018

Share.

About Author