Thaçi miraton emërimin e pesë gjeneralëve në pozitat komanduese

0

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në mbështetje të kompetencave të tij kushtetuese e ligjore dhe në pajtim me rekomandimin e përbashkët të komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe ministrit të MFSK-së, nesër bënë gradimin e dy gjeneralbrigade në gradën “Gjeneralmajor” dhe pesë kolonelëve në gradën “Gjeneralbrigade”.

Presidenti Thaçi, po ashtu, nesër miraton edhe emërimin e pesë gjeneralbrigade në pozitat e mëposhtme:

1. Komandant i Forcave Tokësore, njëherësh edhe Zëvendëskomandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës;

2. Drejtor i Departamentit të Personelit në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës;

3. Komandant i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes në Forcën e Sigurisë së Kosovës;

4. Komandant i Brigadës së Mbështetjes Operacionale në Forcën e Sigurisë së Kosovës;

5. Zëvendëskomandant i Komandës së Forcave Tokësore në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Ceremonia e dorëzimit të dekreteve mbahet në kabinetin e presidentit, në ora 11:00.

Share.

About Author