Vajza e Adem Jasharit lind fëmijë në ditën e Epopesë së UÇK-së

0

Pikërisht në ditën kur ka nisur aktivitetet për shënimin e 20 vjetorit të rënies heroike të Komandantit Legjendar dhe Familjes Jashari, nga kjo familje vjen një lajm i mirë.

“Magazina” ka mësuar se sot kjo familje e madhe është shtuar edhe me një anëtar të ri.

Vajza e heroit legjendar Adem Jasharit, Marigona ka sjell në jetë një fëmijë të shëndoshë.

Fëmija erdhi në jetë pikërisht ditën kur 20 vite më parë filloi sulmi mbi familjen Jashari nga ku mbetën të vrarë më shumë se 50 anëtarë të familjes./Magazina.al/

Share.

About Author