Vritet në spital drejtuesi i kartelit të drogës

0
Loading...

Drejtuesi i një karteli droge në Meksikë është vrarë teksa merrte ndihmë mjekësore në një spital.
Sipas Associated Press, katër persona të armatosur hynë në një spital, në qytetin turistik të Cancunit, dhe qëlluan për vdekje Alfonso Contreras Espinoza dhe gruan e tij.

Në fakt, Espinoza, i njohur si “El Poncho” ishte arrestuar Korrikun e vitit të kaluar për akuza të lidhura me armëmbajtjen pa leje. Ai ishte lejuar që të mjekohej në një spital privat nën vëzhgim për disa probleme me këmbët.

“El Poncho” dyshohej se ishte drejtuesi i operacioneve të drogës në Cancun të kartelit të Gjirit.

“Kjo mund të jetë një larje hesapesh midis bandave të drogës”, deklaroi policia pas sulmit.

Sipas mediave vendase, dyshohet se pas sulmit qëndron karteli i dhunshëm “Jalisco” që nga viti i kaluar është duke vendosur kontrollin në qytet, duke shkatërruar të gjitha bandat e tjera.

Share.

About Author