Enver Dugolli i bashkohet Vetëvendosjes

0
Loading...

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka njoftuar se nga sot kësaj partie i është bashkuar ish i burgosuri politik dhe ish atasheu ushtarak në Ambasadën e Kosovës në Tiranë, Enver Dugolli.

Postimi i Kurtit në Facebook:

Mbi 10 vjet gjithsej si i burgosur politik, shtatë vjet në TMK, 10 vjet në FSK si kolonel, prej këtyre të fundit gati katër vjet si atashe ushtarak në Ambasadën e Kosovës në Tiranë, me gjeneralin në pension Enver Dugollin sot ishim bashkë për homazhe në Prekaz, dhe, tash e tutje do të jemi bashkë në Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Tre muaj kemi qenë në të njëjtën qeli C-17 në Burgun e Nishit në fillim të vitit 2000. Na presin shumë punë e sfida bashkë. Dija, përvoja dhe ndershmëria e tij na e shtojnë fuqinë.

Share.

About Author