Tre gjeneralët nga Drenica që u graduan sot nga presidenti Thaçi

0

Në mesin e ushtarakëve të lartë të graduar sot nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, janë së paku tre nga Drenica.

Bëhet fjalë për ushtarakët e FSK-së, Xhevahir Geci, Bashkim Jashari dhe Irfete Spahiu, që të gjithë gjeneralë.

Presidenti i shtetit ka graduar Xhevahir Gecin nga grada e kolonelit në gradën gjeneral brigade. Geci është emëruar, po ashtu, në pozitën zëvendëskomandant i Komandës së Forcave Tokësore në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Geci është nga Drenica, më saktësisht nga Llausha.

Bashkim Jashari nga gjeneral brigade është graduar në gjeneralmajor. Jashari është po ashtu nga Drenica, nga Familja Jashari, më saktësisht djali i Rifat Jasharit.

Kolonelja Irfete Spahiu është graduar në gjeneral brigade dhe është emëruar komandante e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Ajo është nga Pokleku.

Share.

About Author