Ushtaraku Ylli Mici kujton takimin e parë me Adem Jasharin në përgatitjet në Shqipëri

0

Ushtaraku nga Shqipëria, Ylli Mici, ka rrëfyer për kujtimet e tij të para 27 vjetësh, kur kishte takuar komandantin, Adem Jashari.“E kujtoj patjetër, më mbetet në mendje pamja e tij.

Ai kishte një pamje më të diferencuar – pamje karakteristike të zonës”.

“Ademi ishte shumë i afërt, krijonte një dinjitet, afrohej, skuqej kur qeshte, ishte njeri që jo rastësisht ishte ajo që ndodhi – qoftë në përgatitje, qoftë në komunikim”.

“Për mua s’ka befasi për artin e jashtëzakonshëm të tij. Ata kishin ardhur vullnetarisht, përpiqeshin dhe kjo u tregua më vonë sa i vendosur dhe çfarë detyra i kishte vënë vetes”, ka thënë Mici, njofton Klan Kosova.Mici i cili ka qenë i angazhuar në ushtrimet ushtarake në Shqipëri në të cilat kishin nisur të shkonin shumë burra nga Kosova – ndër ta edhe Adem Jashari, ka shpjeguar për formën e stërvitjeve që bëheshin atje.

“Jetesa dhe ushtrimet u bën në Malin e Dajtit në ilegalitet, stërvitja bëhej në poligonet e akademisë dhe ekzistonte ruajtja që të mos dekonspiroheshin. Ai ishte poligon që stërviteshin edhe studentë akademisë. Sado që mundoheshin t’i kordnonim datat kishte përplasje grupesh dhe për vet moshën e tyre s’mund të thuhej se ishte student”.“Kjo punë rodhi se ishin të ardhur nga Kosova për t’u përgatitur.

Kursi ishte intensiv vetëm për një muaj. 106 veta stërviteshin. Kuptohej që në një periudhë njëmujore duhej bërë program me gjërat më të domosdoshme – si përgatitja e përdorimit të armatimit”.

Share.

About Author