Zyra e Presidentit: Thaçi e ka takuar këshilltarin e Merkelit

0

Zyra e Presidenti Hashim Thaçi, ka bërë me dije se shefi i tyre e ka takuar këshilltarin e kancelares Angela Merkel, Jan Hecker, gjatë vizitës së tij në Kosovë. Ani pse për arsye të panjohura nuk e kanë bërë publike takimin mes tyre. Nga ana tjetër, shumë zyrtarë tjerë të lartë të Kosovës e kanë njoftuar takimin me këshilltarin e Merkelit.

Këshilltari për politikë të jashtme i kancelares gjermane Angela Merkel, Jan Hecker, qëndroi për një vizitë një ditore për të takuar politikanët kosovarë. Megjithatë, jo secili takim u bë i ditur për media.

Ky zyrtar i lartë, takoi kryeparlamentarin Kadri Veseli, kryeministrin Ramush Haradinaj, Enver Hoxhajn, Behgjet Pacollin, Avdullah Hotin e Vjosa Osmanin. Pothuajse të gjithë këta të fundit njoftuan se kanë zhvilluar takime mes tyre, por një gjë të tillë nuk e ka bërë presidenti Thaçi.

Nga zyra e tij, e kanë pranuar se është zhvilluar takimi mes dy zyrtarëve, por nuk kanë treguar arsyen.

Për vizitën e Jan Hecker, Gazeta Express ka pyetur Ambasadën Gjermane rreth bisedave të Hecker me zyrtarët kosovarë, por ata nuk kanë dhënë detaje.

Në një përgjigje të shkurtër për Gazetën Express, kjo ambasadë ka thënë se nuk i komenton përmbajtjet e diskutimeve në mes të zyrtarëve.

“Ju faleminderit për pyetjet e parashtruara. Nuk deklarohemi rreth përmbajtjeve të bisedave”, është shprehur ambasada gjermane.

Megjithatë, Express kishte mësuar se Këshilltari i Merkelit, u kishte bërë thirrje politikanëve të Kosovës që ta ratifikojnë sa më shpejtë Demarkacionin me Malin e Zi./

Share.

About Author