Kryetari Lladrovci uron festën e 8 Marsit të gjitha grave të Komunës së Drenasit

0
Loading...

Me rastin e shënimit të 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka uruar të gjitha gratë për këtë ditë.

Fillimisht, Kryetari Lladrovci ka vizituar gratë në panairin e mbajtur në Sheshin e Qytetit “Fehmi e Xhevë Lladrovci” në Drenas, gjatë prenzantimit të produkteve ushqimore tradicionale dhe në ekspozitën e punimeve artizanale, ku me këtë rast Kryetari Lladrovci ka theksuar se mbështetja dhe përkushimi i tij do të jetë i vazhdueshëm në realizimin e synimeve të tyre. Pastaj ka marr pjesë në kampanjën “Dhuro gjak për nënat” në QKMF, ku ka dhuru gjak së bashku me bashkëshorten dhe vajzën e tij, si dhe stafin komunal.

“8 Marsi është një festë simbolike që shënohet në gjithë botën, pasi që simbolizon të drejat e gruas që ishin mohuar prej vitesh. Përkrahja, përkushtimi dhe fuqizimi i femrës nuk duhet të jetë vetëm në shenjë feste, një ditë në vit, por duhet vazhduar gjatë gjithë vitit. Komuna e Drenasit, ka treguar shembull për gjithë rajonin se si respektohen të drejtat e grave, duke ofruar kështu edhe pozita vendimarrëse. Nuk do të jemi të vetkënaqur me këtë, përkushtimi do të vazhdoj tutje, që femra të këtë respektin dhe mundësinë e barabartë me mashkullin”, ka thënë kryetari Lladrovci me rastin e shënimit të festës së gruas- 8 Marsin.

Share.

About Author