Spiuni rus dhe e bija u helmuan me një element tepër të rrezikshëm

0

Të tjera detaje janë zbuluar për helmimin e ish-spiunit Sergei Skripal dhe vajzës së tij. Zyrtarët e antiterrorizmit në Britani janë duke punuar për të zbuluar origjinën e agjentit nervor, të përdorur në përpjekjen për ta vrarë ish-spiunin rus, Sergei Skripal, dhe vajzën e tij, Yulia, në Sallsbëri të Anglisë
Viktimat janë gjetur pa ndjenja dhe mbeten në gjendje kritike në spital, së bashku me një polic, i cili u është afruar i pari.

Një burim i tha BBC-së se substanca e përdorur të dielën mund të jetë agjenti nervor Sarin ose VX.

Policia britanike ka thënë se shkencëtarët e Qeverisë e kanë identifikuar agjentin e përdorur, por nuk do të japin informacione publike në këtë fazë.

Skripal është ish-kolonel i agjencisë ushtarake të inteligjencës në Rusi, i cili është dënuar për kalimin e sekreteve shtetërore në Britani në vitin 2006, por është liruar nga burgu në kuadër të një shkëmbimi të spiunëve në vitin 2010.

Policia britanike ka deklaruar se ish-spiuni rus dyshohet të jetë spërkatur me lëng helmues në rrugë.

“Një agjent nervor është përdorur për të vrarë ish-spiunin rus dhe vajzën e tij”, deklaron zyrtari i policisë.

Sergej Skripal, ish-koloneli që punoi për britanikët e i dënuar nga rusët, në bisedë me avokaten në vitin 2006.

Një ditë më parë detektivët e antiterrorizmit morën përsipër hetimin mbi helmimin e dyshuar të një agjenti të dyfishtë rus dhe vajzës së tij në një masë që do të rriste frikën për një përpjekje të vrasjes së sponsorizuar nga Kremlini.

Policia dhe MI5 nuk janë ende në dijeni për natyrën e substancës së administruar ndaj Sergei Skripal, 66 dhe vajzës së tij Julia, 33 vjeç.

Share.

About Author