Google publikoi një version eksperimental të Android

0

Google publikoi një model eksperimental të versionit të ardhshëm të Android.

Përpara se të pyesni, do tu themi se nuk e dimë si quhet në të vërtetë “Android P.” Një tjetër enigmë janë ndryshimet që pritet të vinë në ndërfaqen e përdoruesit.

Ky version i dedikohet kryesisht zhvilluesve, andaj do të ishte gabim i madh sikur të instalonit për përdorim ditor.

Veçoria e cila pritet të tërheqë më shumë vëmendje është mbështetja për zona e papërdorshme të ekranit që mund të zihen nga sensorët, një risi në dizajn prezantuar nga Apple me iPhone X për herë të parë.

Share.

About Author