“Ti je një luledielli” ndihmon repartin e Onkologjisë

0

Reparti i Onkologjisë, me inciativën e Albana Osmanit “Ti je një luledielli” u pajisë me aparatura të reja dhe funksionale për të vegjëlit që po sfidohen nga kanceri dhe leukemia.

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismajli përmes rrjetit social facebook i shprehi mirënjohje Albana Osmanit për inciativën në ndihmë të fëmijëve kosovarë.

Ismaili tha se do t’ua plotësojnë nevojat me të gjitha materialet për këtë repart që fëmijët të marrin trajtimin e duhur.

Postimi i plotë i Ismailitnë facebook:

Aparatura të reja dhe funksionale për repartin e Hemato-Onkologjisë, ku më të vegjlit tanë sfidohen çdo ditë nga kanceri dhe leukemia. Ne do të plotësojmë nevojat me të gjitha materialet për këtë repart që fëmijët të marrin trajtimin e duhur. Falënderoj edhe Albanën për iniciativën e saj humanitare “Ti je një luledielli”, në ndihmë këtyre fëmijëve. Të gjithë se bashku mund të bëjmë shumë për fëmijët.

Share.

About Author