“Ateizmi”: I ftuari në emision nuk beson në Zot, prezantuesi e përzë nga studiot e televizionit dhe e këshillon të shkoj te psikiatri (Vide0)

0

Ky është momenti kur një burrë përjashtohet nga studiot e një televizioni në Egjipt, pasi i tha prezantuesit se nuk beson në Zot.

Mohammed Hashem – i cili flet haptazi për ateizmin, ishte ftuar në emision për të folur për këndvështrimin e tij për ateizmin, transmeton Telegrafi.

Por, sapo filloi të flasë, prezantuesi i emisionit dëgjohet duke i thënë se ka nevojë për psikiatër dhe se patjetër duhet të lëshoj studiot e televizionit.

Mohammed ishte shfaqur në një televizion privat “Alhadath Alyoum”, por sapo filloi emisioni që përkthehej në gjuhën angleze nga Instituti për Hulumtime në Lindjen e Mesme – prezantuesi filloi ta sulmojë verbalisht dhe nuk e linte të shpjegonte qëndrimin e tij.

“Si mund të thuash ashtu? Kush të krijoi ty? Kush ta mundësoi të jetosh si qenie njerëzore?”, dëgjohet prezantuesi duke i thënë të ftuarit.

Dhe sapo filloi të shpjegoj teorinë e Big Bangut, ai sërish është ndërprerë nga prezantuesi. Burri që udhëhiqte emisionin Abd Al-Halim, i drejtohet audiencës duke i kërkuar falje që po lejojnë këtë njeri të flet për gjëra të tilla.

Share.

About Author