Dita e diel me 23 aksidente dhe mbi një mijë gjoba

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në territorin e vendit kanë ndodhur gjithsej 23 aksidente trafiku prej të cilave tetë kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 15 të tjera me dëme materiale.

Policia ka njoftuar po ashtu se gjatë ditës janë shqiptuar gjithsej 1098 gjoba kundërvajtëse.

Share.

About Author