Nesër seanca për Demarkacionin

0

Gazeta Express merr vesh nga burimet e saj se seanca për Demarkacion do të mbahet nesër
Pas disa javëve e disa seancave të dështuara, pritet që nesër të mbahet seanca për Demarkacionin. Demarkacioni deri tani ka mbetur peng i pak votave, të cilat nuk po arrin t’i mbledhë koalicioni qeverisës.

Prej herës së fundit kur dështoi seanca për Demarkacionin, Qeveria ishin angazhuar që ta bindin Listën Serbe që ta votojë.

Koalicioni qeverisës disa herë ishte deklaruar se votat për Demarkacion mund të vinin edhe nga ndonjë deputet i Vetëvendosjes.

Vetëm Lista Srpska dhe Vetëvendosja janë deklaruar kundër Demarkacionit, ndërsa votat e deputetëve të LDK-së janë pro.

Share.

About Author