Arianit Koci akreditohet nga Haga si avokat për Gjykatën Speciale

0
Loading...

Avokati Arianit Koci është akredituar nga Gjykata Speciale për të mbrojtur të akuzuarit që do të ndiqen nga kjo gjykatë. Lajmin e ka konfirmuar vet Koci për Indeksonline.

“Po kam marr përgjigje pozitive nga Haga dhe unë do të jem në mesin e avokatëve tjerë të akredituar nga kjo Gjykatë”, ka thënë Koci.

Dhomat e Specializuara kishin shpallur ftesën për avokatët në fund të vitit të kaluar që do të mbrojnë të akuzuarit potencialë nga radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që të aplikojnë për akreditim pranë këtij institucioni.

Zyra për shtyp e këtij institucioni ditë më parë kishte bërë të ditur për “Indeksonline” se është një numër i madh i avokatëve nga kombësi të ndryshme që kanë paraqitur kërkesën për akreditim.

“Procesi i pranimit në listën e avokatit është një proces i hapur, nuk ka ndonjë afat specifik për aplikim. Një numër aplikimesh janë pranuar deri tani nga avokatët e kombësive të ndryshme”, është thënë në përgjigje.

“Lista e Avokatëve do të jetë në dispozicion në faqen tonë në një fazë të mëvonshme. Procesi i pranimit në Listën e Mbrojtësve është një proces i hapur, pa afat të përcaktuar për dërgimin e kërkesave. Deri tani është pranuar një numër kërkesash nga avokatë nga shtete të ndryshme”, thuhej në përgjigjen e Gjykatës Speciale

Share.

About Author