Britania inkurajohet nga aleatët mbi helmimin e ish-spiunit rus

0
Loading...

Duke përsëritur se Rusia duhet të bëjë një shpjegim për agjentin nervor rus Novichok të përdorur në këtë incident, Johnson tha se Kremlini kishte kohë deri në mesnatë për t’u përgjigjur

LONDËR (AA) – Sekretari i jashtëm britanik, Boris Johnson, ka deklaruar se Britania është inkarajuar nga “fuqia mbështetëse” që mori nga aleatët e saj në ndërmarrjen e masave kundër Rusisë pasi arriti në përfundim se “ka shumë të ngjarë” se Kremlini ishte përgjegjës për helmimin e dyshuar të një ish-spiuni rus dhe bijës së tij që jetonin në Angli, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke përsëritur se Rusia duhet të bëjë një shpjegim për agjentin nervor rus Novichok të përdorur në këtë incident, Johnson tha se Kremlini kishte kohë deri në mesnatë për t’u përgjigjur.

“Nëse ata mund të dalin me një shpjegim bindës, atëherë padyshim që do të dëshirojmë ta shohim zbulimin e plotë të kësaj tek Organizata e Ndalimit të Armëve Kimike në Hagë. Nëse jo, atëherë në mënyrë të qartë do të dëshirojmë të shpallim përgjigjen e Mbretërisë së Bashkuar, dhe ajo do të vijë nesër. Në ndërkohë, ajo që kemi bërë është biseda me miqtë dhe partnerët, duke shpjeguar ato që ne i shohim si gjasa më të larta të agjencisë shtetërore ruse”, deklaroi Johnson.

Megjithatë, ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, sot tha se Moska nuk do t’i përgjigjet kërkesës së Londrës për të shpjeguar rolin e pretenduar të Rusisë në helmimin, përveç nëse lejohet qasja në materialet e rastit.

Lavrov tha se Rusia nuk ka “asgjë të bëjë me të”, duke shtuar se, “Nëse zbatohen procedurat e Konventës së Armëve Kimike, unë ju siguroj se Federata Ruse do të përmbushë detyrimet e saj dhe do t’i përgjigjet kërkesës përkatëse”.

Mbështetje nga Macron, Gabriel dhe Tillerson

Mbi mbështetjen e aleatëve, Johnson tha se deri më tani ai ka qenë shumë i inkurajuar nga fuqia mbështetëse që ata po marrim.

“Unë mendoj në veçanti nga presidenti Macron i Francës, Sigmar Gabriel, homologu im gjerman dhe nga Washingtoni, ku Rex Tillerson mbrëmë e bëri shumë të qartë se ai e sheh këtë si pjesë të një pakoje gjithnjë e më shkatërruese të Rusisë, përdorimin e pamatur të armëve kimike që shtrihen nga Siria në rrugët e qytetit Salisbury”, deklaroi sekretari i Jashtëm britanik.

Në një deklaratë të lëshuar mbrëmë nga qeveria, kryeministrja britanike, Theresa May dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, “ranë dakord që qeveritë, ajo franceze dhe britanike, duhet të koordinohen ngushtë përderi sa zhvillohet hetimi dhe pas reagimit të Rusisë”.

Johnson tha se “me rëndësi është që të presin deri në afatin e fundit”.

“Duhet ta bëni të saktë. Ne u kemi dhënë rusëve deri në mesnatë për të shpjeguar se si Novichok mund të ketë arritur të jetë i pranishëm në rrugët e Britanisë”, tha ai.

66 vjeçari Sergey Skripal dhe bija e tij 33 vjeçare Julia, u shtruan në spital pasi më 4 mars u gjetën pa vetëdije në një stol në qytetin jugor Salisbury të Anglisë.

“Tani është e qartë se z. Skripal dhe vajza e tij u helmuan me një agjent nervor ushtarak të tipit të zhvilluar nga Rusia, veçanërisht të grupit Novichok”, u tha dje kryeministrja May ligjvënësve britanikë.

Mëngjesin e sotëm, senatori rus Igor Morozov pretendon se Rusia jo vetëm që ndaloi prodhimin e gazrave nervorë, duke përfshirë atë Novichok, por edhe ka shkatërruar plotësisht të gjitha rezervat e saj.

Incidenti ka bërë krahasime me ish-agjentin e KGB-së Alexander Litvinenko, i cili vdiq në vitin 2006 pasi piu çaj radioaktiv. Ish-truprojat e KGB-së të identifikuar si të dyshuar në vrasje mohuan ndonjë përfshirje.

Share.

About Author