Dënohen lokalet për pirje të duhanit brenda

0

Inspektorët komunalë të Malishevës, sot kanë ndërmarrë një aksion të kontrollit të kafiterive dhe restoranteve në qytet, me qëllim të inspektimit për zbatimin e ligjit për përdorimin e duhanit dhe gjërave tjera të ndaluara për moshat e reja.

Ky aksion i inspektoratit është drejtuar nga drejtori i Drejtorisë, Dibran Kastrati, dhe është mbështetur nga Policia, të cilët i kanë shoqëruar inspektorët gjatë kontrollit të lokaleve.

“Gjatë këtij inspektimi, në disa nga këto lokale, është hasur në përdorim të duhanit në ambiente të mbyllura dhe nga të rinjtë nën moshën e lejuar, si dhe është hasur në përdorim të alkoolit nga miturit”, thuhet në komunikatën e Komunës së Malishevës.

Sipas drejtorit Kastrati, për të gjitha këto kontrolle është shkruar proces dhe lëndët e rasteve ku kanë hasur në përdorim të duhanit dhe alkoolit nga personat e mitur, do të procedohen për gjykatë.

“Qëllimi i këtij inspektimi, është zbatimi i ligjit nga ana e lokaleve, si kafiteritë dhe restorantet, si dhe nga qytetarët, dhe kjo formë e inspektimit do të jetë e vazhdueshme”, ka thënë Kastrati.

Share.

About Author