Dëshmitari tregon se a ka bërë keqpërdorime Dr. Shefqet Krasniqi

0

Gjatë seancës së sotme ndaj imamit Shefqet Krasniqi, ka dëshmuar inspektori i Administratës Tatimore të Kosovës, Xhemë Shala, lidhur me pikën e akuzës për shmangie nga tatimi, raporton Periskopi.

Dëshmitari ka shfajësuar imamin Shefqet Krasniqi, duke thënë se ai ka kryer të gjitha obligimet e tij në ATK.

Prokurori i Prokurorisë Speciale, Elez Blakaj, pyeti nese deshmitari qëndron prapa kontrollit të raportit dhe aneks kontrollit të bëra në vitin 2016.Në përgjigjen e tij, dëshmitari tha se raporti i kontrollit është i përpiluar nga ana e tij, nën mbikqyrjen e udhëheqsit të ekipit dhe menaxherit regjional, dhe në tërësi qëndron prapa kontrollit të raportit. Ndërsa në Aneks kontrollin, sipas tij, janë pasqyruar të gjitha dhe i vetmi ndryshim është termi që përdoret në vend të tatimit shtesë apo obligim tatimor, figuron fjala shmangje tatimore, që në punën e përditshme përdoret edhe si tatim shtesë.

Prokurori Blakaj, pyeti dëshmitarin nëse pas përfundimit të kontrollit i është dhënë afat tatimpaguesit në këtë rast Shefqet Krasniqit që ti arsyetoj gjetjet e kontrollit, raporton Perisokpi. Dëshmitari tha se gjatë gjithë ecurisë së kontrollit ka qenë bashkëpunimi për të gjitha të gjeturat e kontrollit.“Në përfundim të kontrollit i ofrojmë tatim paguesit një draft-raport me të gjitha të gjeturat e kontrollit, ndryshimet nga kontrolli, bazën ligjore për ndryshime dhe ka afatin prej 5 ditë të punës mund ti ofroj ATK-së për ta ndryshuar raportin. Nuk ka pasur verejtje në raport por as nuk ka pasur prova për ndonjë ndryshim të draft-raportit”, tha dëshmitari.“Aq sa kam parë nga gjendja e tatim paguesit pranë ATK-së e di që i ka kryer të gjitha obligimet’, tha inspektori i ATK-së në dëshminë e tij kundër Shefqet Krasniqit.Mirëpo, ai tha se nuk e di se sa ka paguar detyrim tatimi i akuzuari.Sipas tij, tatimi bazë ka qenë rreth 20 mijë euro, dhe kjo shumë ka qenë pa ndëshkime.Sipas deshmitarit Xhemë Shala, hapja e kontrollit ndaj Krasniqin është bërë me kërkesë të Krimeve Ekonomike.

Share.

About Author