Fillon projekti për formimin e këtyre klubeve në Drenas

0

Ne kuadër të projektit “Zbatimi i skemës së ndarjes së mbeturinave të riciklueshme në burim” ka filluar zbatimi edhe në Komunën e Drenasit, përkatësisht në shkolla.

Qëllimi i këtij projekti është që klubet të ngrisin kapacitetet e tyre të vetëdijshme në tri pika kryesore; menaxhimin e mbeturinave dhe riciklimi, zbatimi i skemës së ndarjes së mbeturinave të riciklueshme në burim dhe roli i klubeve të gjelbra.

Punëtoria e parë e këtij trajnimi është mbajtur me Klubin e Gjelbër në shkollën “Arif Shala” në Drenasin III, ndërsa asistimi i kësaj punëtorie është bërë nga nxënësit e shkollës së mesme “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”, anëtarët e Klubit të Gjelbër të kësaj shkolle që gjithë punën e kryen ne mënyrë vullnetare.

Në punëtori u trajtua skema e ndarjes së mbeturinave, mbrojtja e mjedisit duke synuar në përkujdesjen e përbërësve kryesor të saj; uji, toka dhe ajri.

Synimi i gjithë kësaj punëtorie është vetëdijesimi i fëmijëve për një mjedis më të pastër, ruajtja e saj, menaxhimi i mirë i mbeturinave dhe klasifikimi i tyre nga të pareciklueshmet ne ato të riciklueshme që trajtohen në Kosovë.

Share.

About Author