Flamur (Sadik) Musaj: Ramushi e ka vra baben tonë, do të zbatohet kanuni i Lekë Dukagjinit

0

Flamur Musaj, djali i Sadik Musajt, i vrarë pas luftës në Kosovë, përmes një shkrimi ka thënë se ata që e vranë dhe që tradhtuan babain e tij mos të flenë të qetë.

Ai po ashtu ka shkruar se babai i tij, Sadiki, kishte shkuar tek babai i Ramush Haradinajt, Hilmia, për te pyetur për vëllain e tij, Sinanin.

“Baba (Sadiki) për të sqaruar dhe për të kerkuar vellavin e tije që deri at’here nuk dihej gja përveç që janë arreshtuar nga ushtaret e Ramush Haradinaj, Së bashku më disa pleq (Njerz të moshuar) nga Strellci shkuan në Gllogjan të familja e tyre për të pytur për vellavin e tijë dhe aty doli Hilmia (baba i tyre) dhe i ka than Sadikut dhe Pleqeve të Musajve se ai nuk dinë gja për ketë rast dhe sapo të kthehen djemet do ti pyese dhe do te tregojm cka dim”, ka shkruar Flamuri.

Ai më tej ka bërë të ditur se Ramushi me 60 vetë të tjerë e rrethuan shtëpinë e tyredhe kërkuan që të gjithë të dilnin në oborr dhe të mos tentonin të bënin gjë, pasi sipas rrëfimit të Flamurit, aty të gjithë ishin të rrethuar.

Ja shkrimi i plotë pa ndërhyrjen tonë:

Isha i ri në moshë, por e mbaj mend çdo gjë që ndodhi në familjen tonë. Me të mbaruar lufta kriminelet që gjitha të kqijat (vrasjet, kërcënimet, haraçin) po i bëjn duke u fshefur prapa emblemes së UÇK-s, e muren Axhen Sinan së bashku më 4 bashkluftetarë të tjere në Peje dhe disa ditë më vonë u gjenden të vrarë.

Baba (Sadiki) për të sqaruar dhe për të kerkuar vellavin e tije që deri at’here nuk dihej gja përveç që janë arreshtuar nga ushtaret e Ramush Haradinaj, Së bashku më disa pleq (Njerz të moshuar) nga Strellci shkuan në Gllogjan të familja e tyre për të pytur për vellavin e tijë dhe aty doli Hilmia (baba i tyre) dhe i ka than Sadikut dhe Pleqeve të Musajve se ai nuk dinë gja për ketë rast dhe sapo të kthehen djemet do ti pyese dhe do te tregojm cka dim.

Dy ditë më vonë Ramushi me 60 vete të tjere e rrethuan shtepin tonë dhe kërkuan që të gjithë të dilnin në oborr dhe të mos tentonin të benin gjë se ishin të rrethuar , por Sadiku dul vete dhe i sulmoi dhe nga trupi ja ka marr një bombë ati ushtarit të Ramushit (Togerit) dhe jave ka hudhë në tubë ku ishin të gjith, nga ky shpethim u lëndua rend Ramushi dhe të gjith duke shtene më armë ka shtepija e larguan zhag Ramushin të plagosur nga oborri, ku më vonë u shërua në një ordinanc private në Gjermani.

Share.

About Author