Flet i akuzuari për vrasjen e bashkëshortes shqiptare

0
Loading...

Gjykata e Krimeve të Rënda zhvilloi dje seancën e radhës ndaj Sadetin Sulës, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij. Në seancën e djeshme ai dëshmoi para trupit gjykues, ndërsa nuk pranoi krimin dhe tha se kishte marrëdhënie të mira më gruan. Më tej akuzon kunatat se i kanë marrë fëmijët për të përfituar ekonomikisht.

Gjykata e Krimeve të Rënda zhvilloi dje seancën e radhës ndaj Sadetin Sulës, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij Suela Sula rreth dy vite më parë, në ambientet e biznesit të tyre në Shkodër. Nën akuzën e “Vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare, kryer në bashkëpunim”, i implikuar si fillim nga dëshmitë e dyshimta para grupit hetimor dhe së fundmi edhe nga disa regjistrime audio të gjetura në telefonin e viktimës, ai mohon të ketë gisht në vrasje. Në këto regjistrime, të dëgjuara disa javë më parë në sallën e gjyqit, dëgjohej i pandehuri Sadetin Sula duke folur me të punësuarin e tij, Fatjon Karmeshtna. Ky i fundit i arrestuar dhe akuzuar si vrasësi real i Suela Sulës, por që sipas prokurorit të çështjes, i paguar dhe urdhëruar nga Sadetin Sula. Në këto biseda ata diskutonin se si mund ta hiqni qafe me anë të magjisë, e ndër të tjera ata diskutonin se nëse magjia nuk bënte punë atëherë do të duhej që ta vrisnin. Në seancën e djeshme vetë i pandehuri, Sadetin Sula, dha deklarimet e veta në lidhje me çështjen dhe akuzat që rëndojnë ndaj tij. Në një kohë që ai mohon të ketë urdhëruar vrasjen e saj, sa i përket përgjimeve, Sadetin Sula as i pranon, por as i mohon ato regjistrime.

Dje në sallën e gjyqit, ai u shpreh se nuk i mbante mend ato biseda, ndërsa shtoi se edhe nëse janë bërë, ato janë bërë në një gjendje shumë të rëndë psikologjike. Dhe në këto kushte, nuk janë prova që të vërtetojnë se ai ka porositur vrasjen e nënës së tre fëmijëve të tij. Më tej, gjatë dëshmisë së dhënë, ai ka hedhur akuza edhe ndaj motrave të ish-bashkëshortes, që sipas tij i kanë marrë fëmijët dhe i kanë manipuluar ata në lidhje me ngjarjen e ndodhur. “Kur u kujtuan tezet për fëmijët e mi?! Ato më parë nuk u blinin asnjë akullore. Më kanë marrë fëmijët dhe unë ndodhem në kushtet kur nuk ia kam idenë se ku ndodhen dhe çfarë bëjnë. Unë nuk e di nëse fëmijët e mi janë gjallë apo jo.”-tha Sadetin Sula, dje në sallën e gjyqit. Ndërsa nëpërmjet avokatit të tij, Theodhori Sollaku, i cili bëri kërkesë që të prokuroria t’i vinte në dispozicion të gjitha DVD-t ku janë regjistrimet audio, ai pretendon se aty ka edhe pjesë ku ata shkonin mirë. Mbrojtja ka pretendime, se organi i akuzës paraqiti në sallën e gjyqit, ato pjesë të regjistrimeve që i interesonte për vërtetimin e akuzës.

Duke shtuar më tej se edhe interpretimi i bërë nga ana e prokurorit të çështjes, Henrik Ligori, në lidhje më regjistrimet, është bërë në një këndvështrim që i shkonte për shtat akuzës së ngritur. “Ne kërkojmë të na vihen në dispozicion të gjitha DVD-t e regjistrimeve të gjetura në telefonin e të ndjerës, që të mund ti dëgjojmë edhe ne. Kjo pasi ne duam të bëjmë një analizë të tyre, sepse prokurori paraqiti këtu, vetëm ato pjesë që i shërbenin për vërtetimin e akuzës së tij, po ashtu edhe interpretimi i bërë prej tij ishte në shërbim të kësaj akuze. Duam ti bëjmë edhe ne një analizë, e nëse gjejmë diçka me vlerë për procesin, do të kërkojmë të drejtën për ta paraqitur në sallën e gjyqit.”-tha avokati i Sadetin Sulës, Theodhori Sollaku. Por prokurori i çështjes u shpreh kundër kësaj kërkese, me pretendimin se çdo akt që i është vënë në dispozicion gjykatës, i është vënë edhe mbrojtjes. Dhe kështu avokati, sipas tij, kishte mundësinë dhe kohën ta bënte këtë analizë. “Të gjitha aktet që janë në fashikullin e gjykimit, i janë vënë në dispozicion si gjykatës ashtu edhe mbrojtjes. Nuk mendoj se duhet të pranohet kjo kërkesë pasi çdo gjë ka qenë e qartë. Edhe provat e paraqitura nga mbrojtja janë gjetur në këto DVD. Të gjitha fotot dhe videot e paraqitura nga mbrojtja në seancën e shkuar janë marrë prej aty.”-tha prokurori i çështjes. Por gjykata pasi dëgjoi pretendimet e palëve dhe pas këmbënguljes së avokatit, sipas të cilit, kjo kërkesë nuk do të bëhej pengesë për procesin, pranoi kërkesën duke vënë në dispozicion të mbrojtjes të gjitha DVD-t.

Kështu, në seancën e radhës pritet që mbrojtja të paraqis para gjykatës ato pjesë që do të evidentoj, nëse do të ketë të tilla. E ndërsa seanca e djeshme u shty me kërkesë t

Share.

About Author

Comments are closed.