Lirohet polici që u sulmua ditë më parë nga vëllai i Rexhep Selimit

0
Loading...

Prokuroria e Prishtinës nuk ka kërkuar masën e paraburgimit për zyrtarin policor, i arrestuar të premten, nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe armëmbajtje pa leje.

Lajmin e konfirmoi kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Imer Beka.

“Të dyshuarit me inicialet A.I. të premten i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, por më pas me vendim të Prokurorisë i njëjti është liruar në procedurë të rregullt”, ka thënë Beka për kallxo.com

“Zyrtari policor me inicialet A.I. është liruar në procedurë të rregullt, derisa me propozimin e IPK- së ai është suspenduar. Procedura e hetimit vazhdon më tutje”, shtoi Beka.

Zyrtari policor A.I. ishte arrestuar pak ditë pas sulmit kundër tij nga Ramadan Selimi, që është vëllai i deputetit të Kuvendit të Kosovës, Rexhep Selimi.

Ramadan Selimi u arrestua mbrëmjen e 2 marsit nën dyshimin se kishte sulmuar zyrtarin policor.

Share.

About Author