Në Drenas, libraria “Dukagjini” dhuroi libra për “Qendrën për Promovimin e të Drejtave të Grave”

0

Në kuadër të festave të marsit, libraria “Dukagjini” për nder të festave të Marsit, përzgjodhi OJQ-në me seli në Drenas “Qendra për Promovimin e të Drejtave të Grave” për t’i gëzuar me dhurata, libra, që i përkasin zhanreve të ndryshme.

Libraria Dukagjini do të dhurojë shumë më shumë libra për festa të ndryshme, organizatave të tjera që ndihmojnë popullatën në të ardhmen.

Me këtë rast, Kadire Tahiraj nga Qendra për Promovimin e të Drejtave të Grave ka falënderuar Librarinë Dukagjini për donacionin e dhënë prej 103 titujsh libra të ndryshëm.

” Qendra për Promovimin e të Drejtave të Grave do të përdorë këto libra për të gjitha anëtarët e qendrës gjatë qëndrimit ditor të tyre. Gjithashtu titujt më pikëpamje psikologjike do të përdorën për trajtimin psiko-social të anëtarëve të qendrës për tejkalimin e vështirësive me të cilat përballën. Duke marrë parasysh që libri është ushqim shpirtëror ne falënderojmë shumë librarinë ‘Dukagjini’”, ka thënë Tahiraj. /Telegrafi

Share.

About Author