Skenderaj: Vetëplagoset derisa luan me armën e babait

0
Loading...

Një vetëplasojes është regjistruar në fshatin Qirez të Komunës së Skenderaj.

Mësohet se një mashkull K/Shqiptar është vetëplagosur aksidentalisht në Qirez, derisa ishte duke lozur me armën e babait të tij.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Në vend të ngjarjes është konfiskuar pistoleta me katër fishekë dhe një gëzhojë. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt. /Drenica Press/

Share.

About Author