Trondit profesori universitar: Ky është plani amerikan për Shqipërinë dhe Greqinë

0
Loading...

Analisti dhe gjeopolitologu grek Dimitris Kitsikis ka ngritur alarimin në shtetin grek duke treguar sipas tij planin amerikan për copëtimin e Greqisë dhe krijimin e Shqipërisë së madhe.

Në emisionin të televizionit grek “Kreta” ka shpalosur sipas tij planin amerikan për Ballkanin duke iu referuar hartave të realizuara nga vetë ai.

Kitzikis shton se së shpejti do të bëhet Shqipëria e madhe, e cila do të përfshijë Epirin e veriut, pra Çamërinë deri në qendër të Greqisë së sotme dhe gjysmën e Maqedonisë deri në Shkup, raporton “PervezaPress”, transmeton Periskopi.

Ai shton se Amerika po projekton krahas Shqipërisë së madhe të krijojë edhe Maqedoninë e madhe me qytet Selanikun dhe Trakenë e madhe. Kitsikis shprehet se shqiptarët janë të përkëdhelurit e Amerikës.

Ai shton se edhe Kreta do të bëhet e pavarur për shkak të një kanali detar deri në Egje. Në Ballkan shikojmë Shqipërinë e madhe, Maqedoninë e madhe, Traken e madhe. “Dua të qartësojë që të mos kemi keqkuptime, natyrisht jo se dua unë, por ky është plani i amerikanëve, por thjesht nuk është e publikuar. Planet amerikane dolën hapur për shtetet aziatike, por nuk janë paraqitur për Evropën,” tha ai.

“Atëherë marrim Shqipërinë e madhe, ajo është fëmija i përkëdhelur i Amerikës – janë kurdët e Ballkanit, prandaj shqiptarët janë 100% proamerikanë. Projekti i Shqipërisë së madhe është Shqipëria e sotme t’i bashkohet me Fushë Kosovën do të bashkohet me Shkupin në lindje, dhe normalisht thonë amerikanët edhe pse nuk është vendosur – Shqipëria do të marrë edhe Epirik grek, pra do të bëhet Shqipëria e madhe, prandaj sërish sipas amerikanëve do të bëhet edhe Maqedonia e madhe me kryeqytet Selanikun, dmth ajo çfarë ka mbetur nga Shkupi do të bashkohet me zonën e Maqedonisë së Greqisë dhe kryeqyteti do të shpërngulet nga Shkupi në Selanik, kështu do të bëhet Maqedonia e madhe e pavarur,” shtoi ai.

Sipas historianit grek “Shteti i tretë, Traka e madhe – zona e Trakës në Greqinë e sotme dmth tre traket ajo e lindjes, perëndimit dhe e Bullgarisë që do të bëhen të pavarura. Natyrisht këtë e duan amerikanët. Është plani i vitit 1897 – është diçka me shumë rëndësi.”

“Egjeu duhet të ketë një kanal si ajo e Panamasë ose e Suezit. Ky kanal është natyror, fillon nga deti i zi kalon në Bosfor vijon në qendër të Egjeut dhe vijon në Kretë. Plani i Amerikës është që të jetë ky kanal për t’i hapur rrugën atyre që të kalojnë dhe në fund është Kreta, dhe që të arrihet kjo duhet të kenë bashkëpunimin e Turqisë dhe Greqisë duhet të japë dikush dhe të marrë dikush,” theksoi ai.

Kitisikis po ashtu shtoi se “Roli i Amerikës është që Turqia të marrë 12 milje dhe në këmbim të ketë një shfrytëzim të përbashkët të Egjeut mes Greqisë dhe Turqisë dhe të pranojnë këtë kanal. Ky kanal mund t’i përkasë dy shteteve por nën qadrën e Amerikës. Amerika ka vendosur që Kreta të bëhet e pavarur sepse është në mesdhe dhe duan ndarjen, pra do kemi kalimin nga Gjibraltari, Malta, Kreta, Qipro dhe Izraeli – ky zinxhir do të thotë po nuk pati Kretë nuk do të bëhet.”

Por kush është në të vërtetë analisti grek? Ai është pedagog në Universitetin e Otavës të Kanadasë./Periskopi/

Share.

About Author