21-vjeçarja që vrau vjehrrën: I dhashë lëng portokalli me helm, përpëlitej…

0

Një krim makabër u zbulua pas një viti nga policia e Tiranës, duke çuar në pranga 4 persona.
Bëhet fjalë për vdekjen e 48-vjeçare, Lirije Lami në Kamës, ku në vitin 2017, ajo u raportua e vdekur nga infarkti. Por, një krim makabër fshihej pas kësaj ngjarje, ku është zbuluar nga policia e Tiranë ditën e djeshme.

48-vjeçaraja nuk kishte vdekur nga infarkti, por ishte helmuar nga nusja e saj, 21-vjeçarja Marjana Çmeta. Ka qenë hoxha i zonës, i cili kishte regjistruar gjithçka, pasi ajo kishte shkuar për tu rrëfyer pas krimit, me qëllim që Zoti t’i falte mëkatet.

E reja i ka deklaruar hoxhës, se me vjehrrën nuk ka pasur marrëdhënie të mira, pasi dyshonte se ndikonte në marrëdhënien me burrin e saj dhe për këtë ajo kishte vendosur merrte aktin ekstrem, atë të helmimit.

Dhe për ta vrarë, ajo ka ndërtuar një skenarë të mirëmenduar në kokë, duke e zbatuar me detaje më vonë. Siç tregon ajo, me 30 Prill, vjehrra i kishte shkuar në shtëpi për të marrë ca fidanë, dhe duke përfituar nga rasti, ajo e ka ftuar për të pirë një limonadë, me justifikimin për tu pajtuar.

48-vjeçarja ka pranuar, duke mos dyshuar asgjë për planin që kishte thurur nusja e saj, ku më pas i ka hedhur brenda në gotë, fotoksinë.

“Kam dy vite e martuar, marrëdhënia jonë nuk ishte e mirë, dhe kisha frikë se ndikonte vjehrra. Një ditë vjehrra erdhi të blinte fidanë, dhe vendosa ta ftoja në shtëpi gjasme për t’u pajtuar. Aty i hodha në limonadë fotoksinë, dhe vjehrra përpëlitej, aty mendova se do më arrestonin në polici e se jeta ime do merrte në fund.

E mbylla në dhomë, por zëri i saj në agoni, dhe gjatë përleshjes i vura shall dhe më pas duke parë që nuk munda, i vura duart në fut për ta mbytur,” mësohet t’i ketë thënë Marjana Çmeta hoxhës.

Në pranga nga policia janë vënë edhe bashkëshorti i viktimës Agim Lami, 50 vjeç dhe Arben Saliu, 41 vjeç, kushëri i Agimit, pasi ata nuk kanë treguar për krimin që 21-vjeçarja kishte kryer.

Ata ishin vënë në dijeni nga hoxha për këtë ngjarje të rëndë, por kishin vendosur të mos e denoncuar në polici.

Share.

About Author