Donika kthehet në AAK, Dauti e uron, Timja e thumbon

0
Loading...

Deputetja Donika Kadaj-Bujupi është kthyer sot përsëri në partinë e saj të mëparshme, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Kthimi i saj në AAK, bëri bujë të madhe, pasi që kur ajo u largua nga kjo parti, kishte thënë se në Vetëvendosje po ndihet e plotësuar, shkruan Indeksonline.

Në seancën e sotme për t’i uruar mirëserardhje, fjalën e mori deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj.

“Vetëm desha t’i uroj mirëseardhje Donikës në AAK”, ka thënë shkurt Haradinaj duke qeshur.

I menjëhershëm ishte reagimi i deputetes tjetër të AAK-së, Time Kadrijaj.

“Kishe pat me thanë dicka tjetër”, tha Kadrijaj duke ironizuar me kthimin e Kadaj-Bujupit në AAK.

Kujtojmë se pasi Kadaj-Bujupi la AAK-në për të kaluar në Vetëvendosje, Kadrijaj kishte shprehur disa herë pakënaqësi dhe mllef ndaj bashkëpartiakes. /Indeksonline/

Share.

About Author