Labinot Tahiri paralajmëron daljen nga AKR-ja

0

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri ka paralajmëruar daljen nga AKR-ja. Me një status në Facebook, Labi ka thënë se shumë shpejt do të bëj udhëtim politik i vetëm.

“Në një kohë shumë të shpejtë, do të bej udhëtimin tim politik i vetëm, edhe sot jam i vetëm! Kush do që e ka besimin në tokën e tyre dhe në familjet e tyre, le ta dijnë mirë që unë jam dhe do mbetëm një shërbëtor i kësaj toke dhe i tyre. Interesat partiake, janë më të vogla se sa interesat e KOSOVËS.

Populli po pret dritën e gjelbert që të ndjehet i lirë drejtë shteteve pa viza, e shumë gjëra të dobishme për vendin, siq është Ushtria ndërsa aty bëhet debat fushate. E dhimshme!! Duroni se nje ditë do të ndriqoj ky vend, se ka njerēz që sju intereson vetja në krahasim me atë se çfar duan të dhurojnë për vendin” shkruan Labi nga Ferizaji, Kosova e Shqipërisë./Indeksonline

Share.

About Author