Lladrovci uron shqiptarët e Maqedonisë për ligjin e gjuhës

0

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka uruar liderin e liderin e shqiptarëve në Maqedoni, Ali Ahmetin për aprovimin e ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe në Maqedoni.

Ky është urimi i Lladrovcit:

Sapo e urova liderin e shqiptarëve në Maqedoni, Ali Ahmetin, nëpërmjet tij të gjithë shqiptarët në Maqedoni, për suksesin e shumëpritur, aprovimin e ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe, një të drejte themelore, të paraparë me Marrëveshjen e Ohrit.
Sot është një ditë e madhe për kombin shqiptar kudo që jetojnë, për kultivimin e gjuhës amtare në komunikimin zyrtar edhe në Maqedoni, përdorimi i gjuhës shqipe!
Gëzuar dhe urime!

Share.

About Author