Në listën e Gjykatës Speciale edhe avokati i Hashim Thaçit, Ramush Haradinajt e Fatmir Limajt

0

Nga Gjykata Speciale, sot është publikuar sot Lista avokatvë për përfaqësimin e të dyshuarve, të akuzuarve dhe viktimave, ose të cilitdo personi tjetër që gëzon të drejtën e përfaqësimit juridik, në përputhje me Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Direktivën për Mbrojtësit.

Lista përmban emrat e 40 juristëve që janë pranuar në Listat e Mbrojtësve dhe tashmë mund të përfaqësojnë të dyshuar, të akuzuar, një grup viktimash ose këdo tjetër që gëzon të drejtën e përfaqësimit juridik në procedurat para Dhomave të Specializuara.

Në mesin e emrave të publikuar janë emrat edhe të avokatëve mbrojtës të Hashim Thaçit, Ramush Haradinajt e Fatmir Limajt.

Në listën prej 40 emrave gjendet Tahir Rrecaj, avokat i presidentit aktual Hashim Thaçit. Përveç Thaçit, Tahir Rrecaj është edhe avokat edhe i Fatmir Limajt, i cili pak ditë më parë u lirua nga drejtësia vendore për rastin “Bellanica”, ku ishin vrarë gjatë luftës dy civilë shqiptarë, Ramiz Hoxha dhe Selman Binishi.

Po ashtu në listë gjendet edhe arianit Koci, i cili ishte avokat mbrojtës i Ramush Haradinajt, në ndalimin e tij të fundit në Francë.

Share.

About Author