Petkoviq: Nëse Lista Serbe e voton demarkacionin, atëherë ajo e pranon shtetin e Kosovës

0
Loading...

Ish – ministri në Qeverinë e Kosovës, nga radhët e komunitetit serb, Sllavisha Petkoviq ka theksuar se votimi i demarkacionit nga ana e deputetëve të Listës Serbe në Beograd do të kuptohej si njohje e shtetit të Kosovës.

Ai në emisionin “Debat D Plus”, të “RTV Dukagjini” ka thënë se lajmet e publikuara ditëve të fundit nga mediat në Kosovë se në shkëmbim të votave për demarkacionin Lista Serbe ka kërkuar emërimin e tre pjesëtarëve të komunitetit serb bë bordin e Trepçës, tregojnë se kemi të bëjmë më një Qeveri që punon me kushte.

“Nëse është e vërtetë kjo, atëherë të kemi një problem me Qeverinë. Nëse është e vërtetë kjo, atëherë çdo kush mund ta kushtëzoj atë. Nuk është normale të keni një qeveri që punon me kushte. Nesër ose pasnesër do ta votojmë buxhetin, çka do të bëjmë”, ka shtuar Petkoviq.

Share.

About Author