Seanca nis me tensione, LDK’së e VV’së nuk ia votojnë rekomandimet rreth rritjes së pagave

0

Kuvendi i Kosovës nuk ka miratuar rekomandimet e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Lëvizjes Vetëvendosje për shfuqizimin e vendimit për rritje të pagave.
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, pas kundërshtimit të këtyre partive ka kërkuar që të mos manipulohet votimi.

Ai ka ftuar për diskutim shefat e grupeve parlamentare.

Pas përplasjeve mes vete, Veseli vendosi që për të dytën herë ta nxjerr në votim këtë çështje e cila nuk i mori votat e mjaftueshme as herën tjetër./Express

Në rend dite për sot janë këto pika:

Votimi i rekomandimeve të Interpelancës lidhur me Vendimin e Qeverisë së Kosovës nr.04/20 të datës 20.12.2017 për rritjen e pagave të anëtarëve të Kabinetit qeveritar, Vendimin nr. 05/24 i datës 12 janar 2018, për rritjen e pagave për të gjitha kategoritë e të punësuarave që marrin paga nga buxheti i Kosovës, si dhe Vendimi nr. 15/24 i datës 12 janar 2018 për lartësinë e pagesës mujore për familjet në Skemën e Ndihmave Sociale,

Debat parlamentar, sipas kërkesës së nënkryetarit të Kuvendit, z. Kujtim Shala dhe gjashtë (6) deputetëve nënshkrues lidhur me Raportin e 100 ditëve të punës të Qeverisë së Republikës të Kosovës,

Shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë për ratifikimin e anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Akreditimit,

Votimi i Raportit për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2016.

Share.

About Author