Thaçi uron kancelaren Angela Merkel

0
Loading...

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar Angela Merkel, në zgjedhjen për mandatin e katërt si kancelare.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se ky është lajm i mirë, pasi përfaqëson lidership me vlerë, derisa ka shtuar se Kosova gjithmonë do të jetë partnere e besueshme dhe e përkushtuar për të ardhmen e përbashkët evropiane.

Postimi i plotë:

Jam i lumtur që kancelarja Angela Merkel është rizgjedhur për të katërtën herë nga Bundestagu. Rizgjedhja e saj është një lajm i mirë për të gjithë, sepse përfaqëson një lidership me vlerë për të cilin ka nevojë Gjermania dhe gjithë Evropa më shumë se kurdo tjetër. Kosova do të jetë gjithmonë një partnere e besueshme dhe e përkushtuar për të ardhmen e përbashkët evropiane. HTH.

Share.

About Author