Rreth 35% e tumoreve shkaktohen nga ushqyerja e gabuar

0

Rreth 35% e tumoreve shkaktohen nga të ushqyerit keq, një e dhënë që pritet të rritet duke marrë në konsideratë efektin e plakjes së popullsisë, thekson Liga Italiane për Luftën Kundër Tumorit (LILT).

“Sot e dimë se 35% e tumoreve shkaktohet nga një e ushqyer e gabuar”, thotë presidenti i LILT-së, Francesco Schittulli, shkruan ATSH.

“Për pasojë është vendimtare, sot më shumë se kurrë, që t’i paraprihet. Të ushqehesh në mënyrë të shëndetshme, mos të pish duhan dhe të praktikosh aktivitete fizike rregullisht, janë rregullat e para për të parandaluar shfaqjen e tumoreve”, këshillon Schittulli./

Share.

About Author