Pasojat shëndetësore nga përdorimi i deodorantit

0

Ndoshta ju mund të ndiheni më të freskët kur të përdorni deodorant, por më shumë se një e katërta e njerëzve vuajnë nga reaksione të dëmshme për shkak të kimikaleve të gjetura në sprej, thonë studimet e reja.

Një studim australian tregon se kimikalet e gjetura në deodorantë shkaktojnë sulme të astmës, migrenës dhe probleme të lëkurës.

Profesoresha Anne Steinemann, udhëheqëse e studimit pranë Universitetit në Melburn tha për NewScientist se njerëzit nuk janë të vetëdijshëm për ekspozimin e rrezikshëm nga përdorimi i deodorantit.

“Ata nuk e dinë se sa i dëmshëm është derisa të bëhet vonë dhe pastaj kanë ndjeshmëri ndaj kimikaleve”, tha ajo.

Shkencëtarët kanë gjetur se një numër i njerëzve janë diagnostifikuar me ndjeshmëri ndaj këtyre kimikaleve.

Një studim i publikuar në shtator të vitit 2016 ka gjetur se mund të ketë rrezikshmëri për kancer të gjirit të shkaktuar nga përbërjet e aluminit në deodorantët kundër djersitjes nën sqetull.

Këto komponime përkohësisht bllokojnë gjëndrat e djersës, por mund të krijohen në indet e gjirit dhe të prodhojnë disa efekte estrogjene.

Ndërkohë që disa deodorante të thjeshta të dizajnuara vetëm për të maskuar erë nuk i përmbajnë ato, shumica bëjnë.

André-Pascal Sappino, bashkautor i studimit nga Universiteti i Gjenevës, shikoi qelizat e izoluara të gjirit dhe më vonë e përsëriti atë në studimet e minjve.

Studimi zbuloi se ekspozimi afatgjatë rezultoi në tumore të cilat përhapeshin.

Por shumë ekspertë kanë vënë në dukje mangësi në studimin zviceran dhe thanë se nuk ka nevojë të ndalojë deodorantët me kripë alumini.

Por, një studim i ri, i publikuar në Journal of Occupational and Environmental Medicine, tregon se 295 nga 1.137 të anketuar, pohojnë se kanë pasur përvoja të reaksioneve fizike ndaj kimikaleve.

Pothuajse 60 për qind e vullnetarëve me sensivitet të shumëfishtë kimikal MCS pranuan se ata nuk vizitojnë restorantet publike, të cilat përdorin aromatizues. Më shumë se gjysma e 145 të diagnostifikuarve zbuluan se nuk mund të pastrojnë duart e tyre me sapun aromatizues.

Studiuesit tash japin shifra hipotetike se 55 milionë të rritur në SHAB, rreth 16 për qind vuajnë nga MCS.

Ekspertë vazhdimisht kanë paralajmëruar rreth përdorimit të tepërt të produkteve aromatizuese, të cilat mund të shkaktojnë probleme të lëkurës, përfshinë ekzemën.

Share.

About Author